Futboll Premier League Sport

“E KUPTOJ SITUATËN E AGUERO-S”/ James Rodriguez: E njëjta gjë më ndodhi mua me Ancelotti-n

Leo Messi i ka thënë lamtumirë Barcelona-s, duke i lënë një shije të hidhur në gojë të gjithë të pasionuarve të futbollit, tifozë blaugrana dhe jo.

Sergio Aguero është një nga ata që duket se ka reaguar në mënyrën më të keqe të mundshmë. Kun u transferuar me kosto zero te katalanasit nga City pikërisht për shkak të Pleshtit. Tani ka mbetur vetëm.

Një situatë në të cilën ndodhet edhe James Rodriguez tek Everton.

Kolumbiani ka folur në lidhje direkte në Tëitch, duke e krahasuar atë që i ka ndodhur Agueros me situatën e tij tek Everton:

“Aguero ka shkuar te Barça dhe tani Messi largohet… E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua. Kam shkuar tek Everton vetëm sepse ishte Ancelotti dhe, më pas, Carlo është larguar…”.

Related posts

Zbulohet dëshira që Mourinho i ka shprehur drejtuesve të United…

Sadik.Autor

Berlusconi kundër Gattusos: Milan po luan me një modul krejtësisht të gabuar…

Q.Autor

KRITIKA PËR NJË PËLQIM KUNDËR FIFA-s/ Ronaldo shkakton polemika

F.autor

Leave a Comment