Futboll Sport

FJALËT E LEO MESSIT/ Katër misteret e ndarjes së “Pleshtit” me Barcelonën

Pas deklaratave të Laportës, këtë herë ishte Lionel Mesi që mori fjalën dhe tregoi versionin e tij për largimin nga Barcelona. Ishte shumë më emocionues sesa presidenti dhe la disa gjëra të panjohura në këtë histori. Vetëm koha do t’i sqarojë dhe do të tregojë se kush ka pasur të drejtë.

BARCELONA – Çështja e parë është nëse klubi i Barcelonës bëri gjithçka për ta mbajtur Lionel Mesin në skuadër. Vetë argjentinasi lëshoi një frazë thuajse të qartë. “Unë di që bëra të pamundurën nga ana ime, për klubin nuk e di. Mua më kërkuan që të ulja rrogën 50% dhe e bëra. Pastaj nuk më thanë asgjë më shumë. Pjesa tjetër që do të thuhet është gënjeshtër”, tha Mesi.

E ARDHMJA – Të gjitha rrugët e çojnë Lionel Mesin në Paris, por ai nuk e sqaroi këtë gjë në konferencë. “Kur u bë publik lajmi që do të largohesha mora shumë telefonata. Një prej tyre ishte nga PSG-ja, por nuk ka asgjë të mbyllur. Jemi duke folur”, shtoi më tej Leo.

SHPEJTËSIA – Një nga të panjohurat e tjera në këtë histori është fakti pse u nxitua që të thuhej se Mesi do të largohej, ndërkohë që deri në ditën e fundit të merkatos mund të gjendej një zgjidhje për ta zyrtarizuar kontratën e tij. “Gjithçka e vendosi presidenti. Klubi kishte një borxh shumë të madh dhe nuk donte ta thellonte më atë. Dukej e pamundur që të vazhdoja dhe unë do të fokusohesha te karriera”.

LA LIGA – Raporti i Mesit me kampionatin spanjoll dhe konkretisht me Havier Tebasin nuk u sqarua. Në fjalën e tij ai e la të qartë se ishte klubi i Barcelonës që e informoi. “Laporta më tha se gjithçka ishte e rregulluar dhe pastaj La Liga nuk e lejoi. Nuk ndihem i tradhtuar nga askush. Thjesht i zhgënjyer. Nuk mund të mbyllnim dot kontratën me La Ligan, por për Tebasin nuk kam asgjë për të thënë. Nuk kam thënë kurrë asgjë për të, thjesht e kam rastisur në disa ceremoni dhe jemi takuar”.

RIKTHIMI – E vërteta e vetme në këtë histori është fakti që Mesi e ka Barcelonën në zemër dhe herët a vonë do të rikthehet. “Nuk e di kur do të ndodhë, por unë kam kaluar vite të arta në aspektin sportiv dhe gjithë jetën këtu”, tha “Pleshti”.

Related posts

“FRIKA QË KISHA ISHTE SE PO HUMBJA GJITHÇKA”/ Mbrojtësi Maguire: Tani po përmirësohem dhe mezi po e pres…

Delo.autor

TËRMETI/ Futbollisti shqiptar i AEL Larissas ia dedikon golin Shqipërisë: Tronditje, po kalojnë një periudhë të vështirë!

Delo.autor

ZYRTARE/ Thiago Silva firmos tek Chelsea! Firma e hedhur në “shtëpinë e tij”, ja detajet dhe prapaskena e bukur…

Delo.autor

Leave a Comment