Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA INTER/ Bomberi Lukaku kryen vizitat në Milano për llogari të Chelsea (VIDEO)

La Gazzetta dello Sport bën një përmbledhje të momentit të ndërlikuar të Interit sa i përket tregut të transferimeve, pas shitjeve të Hakimit dhe Lukakut (sot ka kryer vizitat mjekësore në Milano për llogari të  Chelsea).

Në orët e fundit nga Anglia  folën për një marrëveshje të supozuar të Tottenham për Lautaro Martinez, por menaxherët zikaltër kanë bërë të ditur se “merkato e shitjeve është mbyllur”.

Me pak fjalë, asnjë lamtumirë për Lautaro për Ausilio dhe Marotta, edhe nëse indikacione të ndryshme mund të mbërrijnë edhe nga Kina (pak si ndodhi me Lukaku).

Ndërkohë, argjentinasi vazhdon negociatat për rinovimin. Megjithatë, në rast të një shitjeje, nuk do të gjendeshin të papërgatitur.

Sakaq, Dzeko afron dhe marrëveshja po mbyllet për 5.5 mln euro në sezon për 2 vite. Ai do të marrë fanelën me numër 9 të lënë bosh nga Lukaku.

Related posts

SUPER ATMOSFERA/ Tifozët shqiptarë dhurojnë spektakël në stadium…valëviten rreth 20 mijë flamuj kuqezinj

F.autor

PREZANTOHET DREJTORI I RI SPORTIV I DINAMOS/ Laçi: Privilegj që jam këtu, ja objektivi që kemi si klub…

Delo.autor

Dëshira e shfrenuar e Carilonas: Dua të bëj seks me Iniestën!

Sadik.Autor

Leave a Comment