Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Ndizet derbi i Milanos për fantazistin e Real Madrid, në garë futet dhe Inter

Isko Alakron është prej kohësh në radarët e Milanit dhe po shikohet si zëvendësues i Hakan Çalhanoglusë, që kaloi te kushërinjtë rivalë.

Janë pikërisht këta të fundit që pasi transferuan turkun me parametra zero, po kërkojnë t’u prishin punë kuqezinjve duke u futur në garë për mesfushorin spanjoll.

Talenti nga Malaga ka një kontratë që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm me Realin e Madridit dhe kur nuk ka bindur ende trajnerin Karlo Ançeloti, mund të lëvizë nga kryeqyteti në kërkim të një destinacioni të ri.

Siç raportojnë mediat spanjolle, klubet e Milanos janë më të interesuarat për futbollistin dhe me largimin e Lukakut, Marota po mendon të konkurrojë Maldinin për afrimin e 29-vjeçarit.

Ende nuk dihet vullneti i spanjollit, por zërat po e çojnë detyrimisht në njërën prej skuadrave milaneze dhe interesi i shtuar i Interit, është gati të nisë derbin mes tyre edhe në plan transferimesh.

Related posts

Zyrtare: Manchester City ia rinovon kontratën yllit të skuadrës

Q.Autor

“JEMI MË TË MIRË SE ATLETIKO”/ Ja si Zidane karikoi futbollistët e Realit: Mbi të gjitha…

Delo.autor

U RRËZUA NË “WEMBLEY”/ Mourinho: Ishte e qëllimshme, por jo penallti

F.autor

Leave a Comment