Futboll Ligue 1 Sport

FISHEKZJARRET NUK KANË PËRFUNDUAR/ PSG nuk do të ndalet tek Messi, merkato e verës do të mbyllet me…

Paris Saint-Germain së shpejti do të njoftojë nënshkrimin e Lionel Messit, qershia mbi tortën e një fushate monstruoze transferimi, por nuk do të ndalet tek kampioni argjentinas.

Sipas FootMercato, në fakt, klubi nga kryeqyteti nuk përjashton goditje të tjera në dritaren e transferimit dhe vazhdon të synojë Eduardo Camavinga, objektivi i Nasser Al-Khelaïfi dhe Leonardo prej një viti tashmë.

Në ditët e fundit të merkatos mund të ketë një ofensivë për mesfushorin e talentuar, të vlerësuar 50 milionë euro nga Rennes.

Kontrata që skadon në 2022 dhe marrëveshja e gjetur tashmë me agjentin e klasës 2002, megjithatë, nuk luajnë në favor të francezëve, të cilët mund të detyrohen të pranojnë një shifër më të ulët.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT TEK “KUQEZITË”/ Ja pse Etrit Berisha u largua nga grumbullimi i Kombëtares

Delo.autor

U largua nga Shkëndija, Olsi Teqja drejt Belgjikës

Sadik.Autor

NËSE DO BASHKONIM MOSHËN E TYRE/ Quagliarella dhe Pelissier, pleqtë “ROMANTIKË” të golit

Delo.autor

Leave a Comment