Futboll Kategoria Superiore Sport

VIJOJNË PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI/ Kapiteni Shtubina: Jap gjithçka për Egnatian, e shpërblej respektin

Egnatia po vazhdon përgatitjet në prag të sezonit të ri në Superiore. Një nga lojtarët më tërëndësishëm për rrogozhinasit në elitë, pritet të jetë kapiteni Ndriçim Shtubina. Në një intervistë për “Panorama Sport” kapiteni foli për përgatitjet e deritanishme, ecurinë personale, si dhe golat që ka si objektiv personal, veç ecurisë pozitive të skuadrës.

ECURIA E PËRGJITHSHME

“Egnatia në çdo moment ka rival vetëm veten e saj. Në kampionat çdokush futet për të arritur objektivat e vendosur në tërësi. Vetëm se duhet t’i marrim kundërshtarët me radhë e t’i vlerësojmë pa lënë pas fortësinë tone. Duhet të jemi të bashkuar që çdo gëzim ta ndajmë së bashku. Skuadra e kësaj merkatoje po ndërtohet me një projekt me baza. Ashtu si në sezonin e fundit ku i befasuam të gjithë, vetëm se u morëm me ecurinë tonë. U fituan dy trofe e të gjithë me radhë dëshmuam se ishim si një familje. Të njëjtin efekt do ta ruajmë edhe në Superiore që bashkimi bën fuqinë. Presidenti dhe drejtuesit na kanë mbështetur e mbështesin për çdo kusht themeltar. Ne duhet tua shpërblejmë besimin e dhënë nga ata kurdoherë. Optimizmi është i madh çdo moment”.

VLERËSIMI PËR MERKATON

“Nuk më takon mua të flas për këtë, por e rëndësishme është se u ruajt baza e sezonit të kaluar. Por, dhe ata që janë afruar si përforcime po përshtaten gradualisht. Në të gjitha repartet ka pasur rinovim e mendoj se janë bërë goditjet e duhura. Përforcimet po tregojnë se janë ambientuar mjaft shpejt e është shumë pozitive. Grupi do të tregojë vlerat e veta në sezonin e ri. Çdokush ka cilësi në rolin ku luan dhe të dëshmojë aftësitë që ka. Deri në përfundim të merkatos mund të ketë prurje sërish. Mjafton që deri tani merkatoja ka qenë në lartësinë e duhur”.

GOLAT

“Zbres gjithmonë në fushë për të dhënë më të mirën. Duke mbuluar si duhet detyrat e dhëna në shërbim të skuadrës. Më pas duhet menduar për anën personale, ku veç formës së mirë, edhe golat nuk mbeten pas. Jam i kënaqur që me Lushnjën ia dola ta shënoj unë atë gol të vetëm. Golat të japin kënaqësi të pakrahasueshme si për skuadrën, edhe për veten. Kur shënon është diçka e bukur e me punë arrihet gjithçka. Shpresoj të gjej rrugën e rrjetës sa më shpesh. Atë gol me lushnjarët nuk do ta harroj lehtë pasi ishte vetëm fillimi për një sfidë të re. Në Kategorinë e parë dhashë ndihmesën time duke shënuar pres të jem vendimtar dhe në elitë. Dedikimet nisin nga familja ime e babai që është hajmalia, qielli pasi nuk jeton më”.

RINOVIMI DHE VAZHDIMËSIA

“Në Rrogozhinë po mbush plot një vit që kam ardhur për të luajtur me fanellën e Egnatias. Jetoj bashkë me familjen si kudo ku kam luajtur i kam pasur me vete. Pa thënë se jam familjarizuar njësoj si vendësit. Kohën e lirë e kaloj në qytet a diku tjetër. E gjithë pjesa e tifozërisë me respekton kudo të më shohë. Janë qytet që e do futbollin e Egnatia mbetet në plan të parë. Mundohem t’ua shlyej atë respekt me ecurinë time efikase si dhe me ndonjë gol. Ndihem mirë që do të luaj dhe në Superiore me një skuadër me synime të mëdha. Ua deklaroj tifozëve se skuadra e tyre do t’i bëjë krenarë në çdo përballje”.

Related posts

BËN PREMTIMIN/ Miss “Bumbum”: Dal lakuriq nëse Championsin, e fiton…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Nga fitorja 8-0 e “Demave” tek ajo 7-3 e “Bardhebluve”, statistikat e veçanta për derbin…

Delo.autor

DRIBLIMET E SERIE A/ Zbuloni statistikat dhe emrin e futbollistit që udhëheq

Isa.Autor

Leave a Comment