Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Barcelona zgjedh kapitenin e ri të ekipit dhe jep lajmin e bukur

Pas largimit të Lionel Messi, Barcelona ka “graduar” edhe kapitenin e ri të ekipit.

Pesë kandidatë ishin në garë për të marrë shiritin e argjentinasit, teksa në fund ka triumfuar Sergio Busquets, i cili sezonin e kaluar ishte zëvendës kapiten.

Duke qenë një produkt i La Masia dhe filozofisë katalanase (prej vitit 2008 luan me ekipin e parë të Barcelonës) ai do të jetë edhe lideri i ekipit të Koeman, ndërsa zëvendës kapitenë janë zgjedhur  Gerard Pique, Sergio Roberto dhe Jordi Alba.

Barcelona luan ndeshjen e parë të sezonit të ri të dielën (15 gusht).

Djemtë e Roland Koeman presin Real Sociedad në “Camp Nou”, por lajmi i mirë është se në këtë sfidë mund të hyjnë në stadium 30 mijë tifozë

Related posts

“PEKIN 2022″/ Skiatori kuqezi del jashtë në sllallomin gjigant, Xhepa dështon në garën e parë

Delo.autor

“THUMBON” MBROJTËSIN E TIRANËS/ Partizani shfryn ndaj Andi Lilës: Është i dyshmitë si kryetar shoqate, si opinionist flet për…

Delo.autor

Pastore: Kam lindur për të fituar, Roma vlen mbi gjithçka…

Sadik.Autor

Leave a Comment