Futboll Premier League Sport

THUR ELOZHE PËR YLLIN BROJA/ Trajneri i Southampton: Është shumë i talentuar dhe na impresionoi në…

Talenti i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, u prezantua ditën e sotme te skuadra e Sauthemptonit në Premier Ligë, teksa do të jetë pjesë e “shenjtorëve” për 1 sezon, si i huazuar nga Çelsi. 19-vjeçari ka marrë elozhet nga trajneri Ralf Hasenhutl, në prezantimin e tij te Sauthemptoni.

Tekniku 54-vjeçar nga Austria, vlerësoi maksimalisht sulmuesin shqiptar, teksa në një prononcim për faqen zyrtare të klubit deklaroi:

“Armando Broja është shumë i talentuar dhe na impresionoi në sezonin e fundit. Është i ri, por vjen me eksperiencë të madhe në futboll. Na sjell shumë kualitete që do të na ndihmojnë.

Është lojtar i fuqishëm, me instik të mirë dhe i përshtatet skemës tonë. Unë e di se sa i vlerësuar është nga Çelsi, por ky do të jetë vend i mirë për të që të rritet”, u shpreh Hasenhutl.

Related posts

Salah shënon gol ndaj Brighton, dhe thyen rekordin historik të Ronaldos, Suarezit (VIDEO)

Sadik.Autor

ISCO E MILIK/ Ja plani i “Zonjës” për t’i sjellë në urdhrat e Andrea Pirlos

Delo.autor

“NUK ISHA UNË SHERRXHIU TEK INTER”/ Flet Nainggolan: S’i kam krijuar probleme askujt…

Delo.autor

Leave a Comment