Futboll Shqipëri Sport

MERKATO E VERËS/ Nuk e shohin si titullar, ish-mesfushori i Shpresave i jep lamtumirën Shkëndijës

Përfundon aventura e Arbin Zejnullait në klubin e Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë kanë bërë të ditur se 22-vjeçari, pjesëtar i përfaqësueses Shpresa në të kaluarën, ka ndërprerë marrëveshjen me tetovarët dhe tashëm është futbollist i lirë.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me Arbin Zejnullain. Klubi dhe mesfushori me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur të ndajnë rrugët, duke respektuar dëshirën e futbollistit për të kërkuar mjedis ku do të ketë më shumë hapësira për lojë”, shkruhej në komunikatën e tetovarëve për futbollistin.

Për Zejnullain ka patur vazhdimisht interesim, edhe nga klubet e Superiores, por asgjë nuk është konkretizuar për faktin se ai vazhdonte të ishte i lidhur me ngjyrat kuqezi të Shkëndijës. Tani, gjithçka është e hapur dhe nuk është çudi që Zejnullai të transferohet së shpejti drejt kampionatit shqiptar.

Related posts

SULMON PREMIER LEAGUE/ Mourinho: Nisi shtrembër që në fillim, ka shumë padrejtësi…

F.autor

“Eliminoi” Juventusin, flet për herë të parë arbitri…

Sadik.Autor

“JEMI ME FAMILJEN, GJENI FORCË…”/ Legjendat e futbollit shprehin ngushëllimet për Sala: Nga Messi tek Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment