Futboll Ligue 1 Sport

PRITET ZYRTARIZIMI I MESSIT/ Neymar ia ofroi numrin 10-të, “Pleshti” i përgjigjet menjëherë për gjestin

Leo Messi ka zbarkuar në Parisi dhe aventura e re me klubin tashmë ka filluar.

Lojtari ndodhet në kryeqytetin francez, ku përshëndeti tifozët që ishin në aeroport, ndërsa tashmë është rrugës për të kryer testet mjekësore.

Messi do të ndryshojë jo vetëm kampionatin dhe shokët e skuadrës, por edhe numrin e fanellës.

Argjentinasi, në fakt, ka vendosur të mos marrë numrin 10, pavarësisht se Neymar, që e mban aktualisht te PSG, ishte gati për t’ia dorëzuar.

Messi, megjithatë, me shumë respekt, e falënderoi Neymarin për gjestin dhe iu përgjigj: “Ju nuk duhet të ma jepni mua”.

Ylli  argjentinas do të preferojë njërin mes numrave 19 dhe 30, që i ka përdorur në vitet e para si futbollist i Barcelonës. /Telegrafi

Related posts

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORINË E KLUBIT/ Arsenali nxjerr në shitje sulmuesin që erdhi me bujë të madhe

F.autor

FOTO/ Zbulohet fanella e re e Barcelonës për sezonin tjetër

Q.Autor

MOMENTI PREKËS/ Futbollistët dhe tifozët me LOT në sy, i jepet lamtumira SHQIPTARIT (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment