Futboll Sport

PRAPASKENAT MESSI-PSG/ L’Equipe zbulon detajin e veçantë si nisën bisedimet

Prapaskena të shumta që zbulohen pas firmës së Leo Messit me PSG-në. Ditën e djeshme u raportua se një tentativë e bëri edhe Atletico Madrid me dëshirën e trajnerit Diego Simeone.

Tashmë L’Equipe zbulon se çfarë ka ndodhur për kalimin e argjentinasit te PSG. Gazeta franceze shkruan se nuk kanë qenë parisienët ata që e kanë kontaktuar të parët lojtarin.

Përfaqësuesit e Messit e kanë hedhur hapin e parë, pasi sulmuesi ishte bindur nga Neymar dhe të tjerët për të luajtur me fanellën e PSG-së.

Gjërat shkuan mirë dhe marrëveshja u arrit shpejt, për një kontratë 2-vjeçare nga e cila Messi do të përfitojë 35 milion euro në sezon, ndërkohë që ka edhe klauzola që i japin bonuse të mëdha futbollistit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, Alexander-Arnold ndëshkon Milanin (VIDEO)

Delo.autor

NJË LAJM I ZI PËR “TOPÇINJTË”/ Drama e Bellerin, Arsenali e humbet për shumë kohë

Delo.autor

Nga kapiten i Kombëtares, për Roshin ndeshja e tretë radhazi që ndërrohet

Sadik.Autor