Futboll Sport

FANELLA/ Numri “10” pa lojtar, kush do ta mbajë tek Barcelona…?

Largimi i Lionel Mesit e ka lënë Barcelonën pa një numër 10. Prej vitesh me radhë ai shkëlqeu me këtë fanellë mbi shpinë, por tani është koha për të gjetur një idhull të ri.

Tani lind pyetja se cili futbollist do ta mbajë veshur këtë fanellë.

Në La Liga ka një rregull të fortë që nuk lejon heqjen e numrit nga qarkullimi dhe një lojtar duhet ta marrë patjetër.

Në historinë e Barcelonës ka pasur shumë legjenda që kanë shkëlqyer me këtë numër si Romario, Ronaldinjo, Rivaldo apo Maradona.

Për të zëvendësuar Mesin do të jetë shumë e vështirë, por jeta vazhdon dhe duhet bërë.

Është një klub me 120 vite histori dhe dikush do të shfaqet për ta veshur këtë fanellë.

Dy opsionet më reale janë Ansu Fati ose Pedri. Ata konsiderohen si talentet e së ardhmes.

Sigurisht që ky numër mund të mbetet pa lojtar deri sa të transferohet ndonjë yll.

Related posts

Ish-trajneri i Inter, Lucescu: Nga Inter u largova prej Ronaldos, nuk mund ta pranoja

Delo.autor

BARAZIMI I TRETË RADHAZI/ Kurbinasit dhe Bylis ndajnë pikët

Delo.autor

HISTORIA/ Në Elbasan vjen xhevahiri i Guardiolas, sulmuesi “rrufe” që refuzoi Anglinë për Uellsin!

Isa.Autor

Leave a Comment