Futboll

LIVE/ Ceremonia e lamtumirës së Astorit, dyndje njerëzish në Firence. Të gjithë nderojnë kapitenin

Mijëra tifozë, miq, familjarë dhe futbollistë të njohur po i japin lamtumirën e fundit Davide Astorit.

Bota e futbollit italian sot do të bëhet bashkë për t’i dhënë respektin e fundit kapitenit të Fiorentinas, Davide Astori.

Në orën 10:00 do të zhvillohet funerali në Bazilikën “Santa Croce” ku pritet të bëhen homazhet në nder të lojtarit që humbi jetën ditën e diel si pasojë e një arresti kardiak.

Me mijëra tifozë do të qëndrojnë në Piazza dhe shumë të tjerë në tribunat e stadiumit Artemio Franchi.

Tifozët nuk do të lejohen në Basilica di Santa Croce ku do të qëndrojë arkivoli i tij, ndërsa mediat janë të lejuara vetëm në Piazza Santa Croce dhe Via Antonio Magliabechi.

Trupi do të shkojë në San Pellegrino, vendlindja e kapitenit të Fiorentinës.

Italiani Davide Astori të dielën u gjet i vdekur në hotel pak orë para ndeshjes me Udinesen, duke shokuar botën e futbollit.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Transferimi i Agueros tek Barcelona kushton 142 mijë euro në javë

Delo.autor

MODULI I LOJËS/ Ancelotti: E kam të vështirë të zgjedh, Insigne do të fokusohet tek…

Isa.Autor

Chelsea, Sarri zbulon “pengun” më të madh…

Sadik.Autor

Leave a Comment