Futboll Sport

LA LIGA/ Depay nuk mjafton, Barcelona ndan PIKËT me Bilbaon

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Athletic Bilbaon në ndeshjen e xhiros së dytë në La Liga, duke e bërë kështu gabimin e parë të sezonit.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç edhe nisi, pa gola. Të dy ekipet patën raste, por nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Me të filluar pjesa e dytë, Athletic Bilbao arrin të kalojë në epërsi.

Ishte Martinez i cili realizoi golin e epërsisë në minutën e 60-të të ndeshjes, pas asistimit nga Muniain.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 75-të të ndeshjes. Memphis Depay me një supergol barazoi gjithçka, por katalunasit nuk arritën të bënin diçka më tepër.

Depay e kishte edhe një mundësi tjetër në minutën e 85-të, por topi përfundoi jashtë portës.

Me këtë barazim, Barcelona ka katër pikë nga dy ndeshje, kurse Athletic Bilbao ka dy pikë.

Related posts

Vjen “shuplaka” e parë: Ne nuk duam të nënshkruajmë me Donnarumma

Sadik.Autor

Champinos league/ REAL MADRID- LIVERPOOL, Bale shënon golin e tretë ndaj anglezve (VIDEO)

Sadik.Autor

Ranieri: Maurizio Sarri do të ketë sukses te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment