Futboll Sport

Partizani ndryshon mendje, paguan për t’i pasur tifozët ndaj Vllaznisë

Dje, klubi njoftoi se ndeshja e së dielës, ndaj Vllaznisë, e vlefshme për javën e 34-t të Superiores, do të luhej pa tifozë. Pra, nuk do të shlyhej financiarisht gjysma e mbetur e dënimit të dhënë nga Disiplina, duke paguar në arkat e FSHF-së. Kjo gjë përbënte çudi për opinionin futbolldashës dhe sidomos për vetë mbështetësit e kuq. Një ditë më pas, “trajektorja” ka ndryshuar.

Përmes faqes në Facebook, Partizani bën me dije se është dëmshpërblyer financiarisht ndeshja e mbetur për t’u luajtur pa tifozë dhe ndaj Vllaznisë, stadiumi nuk do të jetë bosh. Tifozët ftohen të mbështesin “demat”, duke iu bërë me dije edhe çmimet e biletave sipas sektorëve përkatës ë “Selman Stermasi”. Ja njoftimi më i fundit i 15 herë kampionëve të vendit:

“Ju njoftojmë se për këtë takim, klubi ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozërisë të jetë prezente në stadiumin “Selman Stërmasi”, në mbështetje të ekipit. Çmimet e biletave në tribunat respektive do të jenë:
Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 1000 lekë.
Biletat në Tribunat: C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 300 lekë.
Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion tribunat A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2.
Tifozëria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion tribunat H1, H2.

Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit, apo të afërm të tyre, hyrja në sektorët e tribunave C1, C2, D1, E, F, G1, G2 do të jetë falas. Për të mundësuar hyrjen në stadium, si femrat, ashtu edhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, mund të tërheqin bileta të personalizuara, me vlerën 0 lekë, në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga sot, ora 16:00, pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Related posts

BEFASON Manolas: Nuk ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin MALCOM

Sadik.Autor

Rikthehet Florian Marku/ “Luftëtari” shqiptar ndeshje MADHËSHTORE në Ferizaj

Isa.Autor

FORMACIONET/ Ançeloti ul në stol HYSAJN, Parisi kërkon hakmarrjen me Neymar e Mbappe (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment