Futboll Ligue 1 Sport

NUK DO TA BESONI/ Treshja sulmuese Ronaldo-Messi-Neymar është në dorë të Mbappe

E ardhmja e Kristiano Ronaldos është bërë një lëmsh i vërtetë pasi vetë lojtari dëshiron largimin, por drejtuesit e Juves sa herë ju jepet rasti deklarojnë që portugezi do të qëndrojë në Torino pasi është shumë i lumtur.

Por për ta bërë dhe më shumë enigmatike, ka menduar gazeta spanjolle ‘’AS’’ e cila shkruan se e ardhmja e Ronaldos është në dorë të Kilian Mbape. Ky i fundit shumë i dëshpëruar për një largim drejt Realit, por klubi parisien por reziston.

Plani i Perez është që t’i bëjë një ofertë PSG-së në datën 30 gusht për një goditje ‘’last minute’’ dhe kjo do të bënte që drejtuesit e PSG-së të afronin në skuadër menjëherë Ronaldon.

Tifozët do të shikonin një skuadër ëndrrash me një sulm si Ronaldo-Mesi-Nejmar. Kjo çështje pritet të marrë fund shumë shpejt, por sa vjen e bëhet më interesante pasi fundi i merkatos po afron.

Related posts

LINJAT TRUPORE QË TË LËNË “PA FRYMË”/ Tika Camaj, modelja shqiptare kampione në Taekwondo (FOTO)

Delo.autor

Gaboi në finalen e Champions League/ Liverpool merr vendimin përfundimtar për Karius

Isa.Autor

DHUNË NË FUTBOLLIN GREK, Olympiakosi akuzon policinë për reagimin

Isa.Autor

Leave a Comment