Futboll Kategoria e pare Sport

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, skuadra e Kategorisë së Parë afron futbollistin e Partizanit…

Ish-sulmuesi i Partizanit B, Odeon Bërdufi do të jetë pjesë e skuadrës së Korabit sezonin tjetër.

30-vjeçari u largua nga ‘’demat’’ në kërkim të një aventure tjetër, dhe ka arritur marrëveshjen me skuadrën dibrane. Korabi ishte shumë afër ngjitjes në Superiore sezonin e kaluar, por këtë sezon me Artan Mërgjyshin në stol do të tentojë gjithçka për ngjitjen në elitë.

Për këtë, drejtuesit dibran janë munduar të afrojnë disa elementë cilësore me eksperiencë si Bërdufi. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e Korabit me anë të një postimi në ‘’Facebook’’.

Postimi i Korabit

🤝| Klubi i Futbollit Korabi njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Odeon Bërdufi. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese!

Related posts

PAS CUTRONES/ Një tjetër lojtar drejt largimit nga Milani, ja emri i bujshëm

Delo.autor

LIVE Kastrioti-Kukësi: Përballje dramatike, verilindorët përmbysin rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

OPERACIONI BLIC “AKSION I DHJ*RË”/ Foggia peng i mafies, edhe trajneri De Zerbi i përfshirë

Isa.Autor

Leave a Comment