Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sampdoria-Milan. Rezultati 0-1

Milani është e fundit nga skuadrat e mëdha që do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur në transfertë përballë Samdorias.

Kuqezinjtë vijnë pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm ku arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve pas 7 vitesh mungesë. Pioli ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1 për takimin ndaj kaltërve ku në majën e sulmit do të debutojë Olivier Zhiru.

 

LIVE/ Sampdoria – Milan 0-1

Brahim Diaz 9′

KOMENTI:

Mbyllet ndeshja

80′ Një tjetër debutues në fushë, trajneri Pioli aktivizon edhe Florencin, që merr vendin e Selemekersit.

65′ Përballje tepër e luftuar, Milani kërkon të menaxhojë avantazhin, Sampdoria vuan në fazën ofesnive.

46′ Starton pjesa e dytë, Milani kërkon golin e sigurisë.

Mbyllet pjesa e parë! 

35′ Lojë me rritëm të kënaqshme, teksa të dyja skuadrat provojnë të shënojnë, duke ndërtuar aksione të rrjedhshme.

17′ Traversa i mohon supergolin futbollistit të Sampdorias, Gabiandini, i cili provoi me një predhë nga goditja e dënimit. Me fat kuqezinjtë. Vendimtare prekja e portierit Menja.

9′ GOOOOL MILAN 0-1/ Zhbllokohet sfida, Brahim Diaz kalon në avantazh skuadrën e Piolit. 

5′ Kombinim perfekt Menja-Leoa, portieri Auderio, i mohon golin e avantazhit sulmuesit portugez. Super pritje e gardianit vendas.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

INTER E “DËBOI” PAS 1 SEZONI/ Diego Godin rrëfen motivin që e shtyu drejt ishullit të Sardenjës

Delo.autor

FLAMURTARI NUK NDALET NË MERKATO/ Klubi pranë akordit me 27-vjeçarin Çelhaka. Largohen 3 lojtarë vlonjat

Delo.autor

I ABONUAR ME GAFAT/ Tifozët mbështesin LORIS KARIUS, pritet me duartrokitje

Isa.Autor

Leave a Comment