Futboll Seria A Sport

NIS ME KËMBË TË MBARË SEZONIN E RI/ Milan mposht Sampdorian falë golit të Brahim Diaz

Milani nuk zhgënjen në javën e parë të Serisë A. Kuqezinjtë kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Sampdorias, falë golit të realizuar nga Brahim Diaz në minutën e 9-të. Pas asistit të Kalabrias, numri 10 i kuqezinjve, mposhti portierin Auderio, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Piolit.

Pavarësisht përpjekjeve për të barazuar rezultatin, vendasit nuk arritën të mposhtnin portierin Menja, teksa Gabiandini në pjesën e parë goditi edhe traversën.

Për sa i përket debutimeve, Menja, Zhiru nga minuta e parë dhe Florenci në të 80-tën, ishin 3 afrimet e merkatos së verës që u aktivizuan në përballjen e sotme.

Një fitore e vuajtur, por e merituar për nënkampionët e sezonit të shkuar, të cilët në javën e ardhshëm do të presin Kaljarin, ndërkohë që Sampdoria do të përballet me Sasuolon.

Related posts

ALVES PËR NEYMARIN/ Do të maturohet nga kritikat e Kupës së Botës

Isa.Autor

SHQIPËRIA në kaos para IZRAELIT/ Lojtari i Kombëtares PËRJASHTOHET nga skuadra

Isa.Autor

E BUJSHME/ Argjentinasi shkon në restorantin e Zanetti-t, “çmenden” tifozët e Inter-it

Delo.autor

Leave a Comment