Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E CR7 MBETET MISTER/ Lëndohet Ronaldo, largohet nga stërvitja para kohe

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është larguar nga seanca stërvitore e së mërkurës në mëngjes para kohe, për shkak të një lëndimi në krah.

Bardhezinjtë u stërvitën para tifozëve në qendrën Continassa mëngjesin e sotëm.

Ronaldo ishte pjesë e stërvitjes, por u largua shumë më herët se bashkëlojtarët e vet për shkak të një problemi me krahun, sipas mediave italiane.

Të gjithë sytë janë kah superylli portugez, i cili besohet se po bën përpjekje për t’u larguar nga Juventusi para se të mbyllet afati kalimtar i verës në fund të këtij muaji.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekje ta dërgojë Ronaldon në Manchester City.

Ronaldo i zhvilloi vetëm 30 minuta për Juventusin në ndeshjen e tij hapëse në Serie A të dielën, duke u futur në lojë nga banka rezervë. /Gazeta Express/

Related posts

Sukseset e mëdha të Manchester City-t, ja çfarë thotë legjenda e Barcelonës

Q.Autor

Aventura europiane vazhdon, ja kundërshtari i Kukësit në Ligën e Europës

Isa.Autor

RRËMBEN TITULLIN/ Diego Simeone bëhet trajneri më i mirë i Atletico Madridit në histori

Sadik.Autor

Leave a Comment