Futboll Premier League Sport

SHKËLQEN NË PREMIER/ Debuton si titullar, sulmuesi Broja gjen golin e parë me Southampton

Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e Southampton. Sulmuesi shqiptar ka shënuar që në minutat e parë të debutimit të tij me klubin e Premier League, ku është huazuar nga Chelsea.

Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Newport, Broja ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri për të treguar formën e tij dhe ai nuk ka zhgënjyer.

Që në minutën e 9 të sfidës, sulmuesi ka tundur rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë sfidë. Ai tregoi nuhatje të mirë para portës pasi një gjuajtje e Redmond u ndal nga traversa  dhe ai ndoqi aksionin e shtyu në rrjetë topin që u kthye në lojë.

Një gol i cili do të ndihmojë padyshim Brojën që të gjejë më shumë hapësira te Southampton, ku nuk kishte luajtur në javët e para të kampionatit.

Related posts

Asisti i Cikalleshit nuk e shpëton dot, Osmanlispor bie nga Superliga turke

Sadik.Autor

Tifozët e PSG-së shpalosin koreografinë mahnitëse dhe kanë këtë kërkesë për ekipin

Q.Autor

Shevçenko rrëfehet/ Goli më i rëndësishëm dhe futbollsti më i mirë me të cilin ka luajtur

Sadik.Autor

Leave a Comment