Futboll Seria A Sport

“CRCIAO”/ Ronaldos jep lamtumirën, transferohet tek Manchester City. Gjen në Champions…

Nuk ka më asnjë dyshim, mes C.Ronaldo dhe Juventus gjithçka ka përfunduar: Jorge Mendez ia ka bërë të qartë drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dëshirën e yllit portugez për tu larguar, Juve nga ana e sajë ka vendosur kushtin e panegociueshëm, duhet të paktën 25 milion euro për kartonin e tij. Man.City, klubi i vetëm i mbetur në garë për të siguruar shërbimet e Ronaldos, i ka kërkuar Jorge Mendez që ta sjell në Mançester me kosto zero por palët vijojnë negociatat e përshpejtuara për të gjetur një zgjidhje, mundësisht brenda kësaj të premte.

Përcaktues në këtë tratative ka qenë edhe trajneri Pep Guardiola, një telefonatë mes tij dhe CR7 ka bërë që tekniku spanjoll të jap miratimin. Në të njëjtën linjë me mediat italiane janë edhe ato angleze të cilat i kanë bërë jo pak jehonë rikthimit të Ronaldos në ishullin britanik.

Ky transferim bën edhe më shumë zhurmë pasi CR7 kalon tek rivalët e përjetshëm të United ndërsa menjëherë do të këtë mundësi të përballet me Leo Messin në fazën e grupeve në Champions League. Në këtë momente të nxehta merkatojë për tu vet përjashtuar nga gara për Ronaldon nga menduar presidenti i PSG, sheiku Al-Khelaifi: “Afrimi i tij nuk ka qenë kurrë në diskutim”, u shpreh Al-Khelaifi për “BeIN Sport”.

Related posts

Besiktas-Bayern, eliminimi është i pashmangshëm për turqit

Q.Autor

I BESON 17 VJEÇARIT…Messi lidhet me Ansu Fati dhe harron… Griezmann (VIDEO)

Delo.autor

TURQI-ITALI/ 20 vite më parë Conte realizonte këtë SUPER GOL. A do të përsëritet historia? (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment