Bundesliga Futboll Sport

Borussia Dortmund luan ‘finalen’ pa yllin e ekipit…

Gjithsesi vetë trajneri nuk deshi të ndalet te kjo deklaratë, duke lënë të kuptohet, se fokusi i tij është vetëm tek përballja me Hoffenheim, e cila do të vendosë, se cili prej dy klubeve do të luajë në Champions League edicionin e ardhshëm. Lajmi i mirë për Stoger është rikthimi i mbrojtësit francez Dan-Axel Zagadou, i cili mori pjesë përsëri në stërvitjen e ekipit të BVB për herë të parë pas problemeve të muskujve në mars.

Gjithashtu edhe lojtarët me peshë si Marco Reus dhe Lukasz Piszczek, u stërvitën individualisht siç ishte planifikuar në mëngjes. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar Borussia Dortmund, rrezikon pjesëmarrjen në Champions League pas humbjes me Mainz një javë më parë. Verdhezinjtë qëndrojnë në vend të tretë në kuotën e 55 pikëve, 2 më pak se Hoffenheim (kundërshtari i të shtunës) dhe Bayer Leverkusen në vend të pestë dhe 5 më shumë, se RB Leipzig që beson akoma, ndonëse shanset e tyre për t’u bërë pjesë e këtij kompeticioni janë shumë të vogla.

Related posts

THUAJSE NJË SKUADËR NGA E PARA/ Ja sesi mund të rreshtohet Kukësi gjatë sezonit të ri…

Delo.autor

Kroacia “zbarkon” në Moskë, 7 avionë charter sjellin 2 mijë fifozë shtesë

Isa.Autor

Çikalleshi feston golin e parë me Goztepe, skuadra e tij merr fitore të thellë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment