Futboll Seria A Sport

NGA MERKATO TEK PËRPLASJA ME REALIN/ Rrëfehet Marotta: Historia e Interit është e pasur me suksese

Ditën e djeshme është hedhur shorti i Champions League që ka parë të ndahen në tetë grupe 32 skuadrat më të mira të kontinentit.

Një nga grupet më surprizuese, për nga rastësia, ka qenë grupi D. Interi, Reali i Madridit dhe Shahtjor i Donetskut kanë formuar përsëri të njëjtin grup si viti i kaluar, por këtë herë u janë bashkuar edhe moldavët e Sherif Tiraspolit, që do të bëjnë debutimin e tyre në këtë fazë të kompeticionit.

Kundërshtarët të cilët Interi nuk arriti t’i kalonte, për t’u kualifikuar në fazën me eliminim direkt, kanë ndryshuar ashtu si zikaltrit, si për sa u përket trajnerëve, ashtu dhe formacionit. Pas hedhjes së goglave, i pari i prononcuar nga palët ka qenë Bepe Marota, administratori i deleguar i Interit që tregoi se i presin ndeshje të rrezikshme dhe deklaroi të mbyllur merkaton.

GRUP I RREZIKSHËM – “Ka një dallim mes kampionatit ku fiton gjithmonë skuadra më e mirë dhe Champions-it, ku fituesja varet nga kushte të ndryshme. Është i pazakontë fakti që grupi ka tri skuadra të njëjta me të sezonit të kaluar. Shahtjori ka marrë De Zerbin dhe pastaj është dhe Sherifi që është plot të panjohura. Grupi është i mbushur me kurthe, por e rëndësishme do të jetë të kemi në dispozicicon skuadrën më të mirë. Pastaj Reali kthehet në shtëpinë e tij dhe të shkosh të fitosh në ‘Bernabeu’ do të jetë një detyrë e vështirë, do të kenë një avantazh të madh me stadiumin”.

ORGANIKA – “Bëmë një punë shumë të mirë, u jemi përgjigjur udhëzimeve të shoqërisë për të siguruar financat. Auzilio dhe Baçin kanë qenë shumë të zotë dhe arritëm që pas largimeve të rëndësishme, të bënim blerje të zgjuara edhe për shkak të rrethanave. Çalhanoglusë i mbaroi kontrata dhe Xheko u lirua falë premtimit të Romës. Nuk qe e lehtë të zëvendësonim Hakimin e Lautaron, por besoj se ia dolëm. Inzagi po bën një punë të shkëlqyer dhe besoj se jemi më të paparashikueshëm”.

MERKATO – “Nuk e besoj se do të ketë operacione të tjera këtë verë. Kemi një skuadër homogjene, kemi zëvendësuar të larguarit dhe kemi siguri financiare. Jam i bindur se tifozët do ta kuptojnë momentin e vështirë, mendoj se e kemi mbyllur merkaton”.

ËNDRRA CHAMPIONS – “Fitimi i trofeut është një kujtim i rëndësishëm, historia e Interit është e pasur me suksese. Nuk është e lehtë të fitojmë, por do të bëjmë ç’është e mundur për të arritur diçka”.

Related posts

ME AR DHE DIAMANTE/ Rolex-i gjysmë milion euro i Ronaldos shkakton polemika

F.autor

POLEMIKAT PËR NJË KALIM TEK JUVENTUS/ Mesfushori i Real Madrid urdhëron babanë të…

Delo.autor

Manchester City 2:3 Manchester United, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment