Futboll Seria A Sport

ZËVENDËSUESI I RONALDOS/ Mino Raiola ofron Kenin. Në skenë del dhe një… “interist”

Në “Kontinaza” dje ishte një ditë dyndjesh menaxherësh, duke qenë se pas lajmit se Kristiano Ronaldo kërkon largimin nga Juventusi, shumë agjentë kanë vrapuar për të propozuar disa prej klientëve të tyre, ndonëse nga krerët e lartë bardhezi u prit veçmas vetëm Mino Raiola.

Menaxheri i “shtëpisë”, i cili siç dihet është mik i ngushtë me zëvendëspresidentin, Pavel Nedved, ka kërkuar të ndihmojë Juven dhe i ka propozuar dhe garantuar se nëse Ronaldo largohet edhe në orët e fundit të merkatos, ai do rikthejë në Torino Mois Kenin, i cili ka qenë një nga dëshirat e para të trajnerit Alegri, pas rikthimit te Juventusi.

Ndërkohë, emri i ri është ai i Luka Joviçit, serbit në pronësi të Realit, por edhe Mauro Ikardi nuk mund të mungojë kurrë.

Related posts

“ROONEY MË JEPTE VIAGRA”/ Ish-sulmuesi i Anglisë rrëfen historinë epike: Isha i vetmi person në stërvitje me…

Delo.autor

HUNGARI-FRANCË/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Pas 19 minutash lojë, Zogovic ndëshkon Vllazninë në “Loro Boriçi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment