Champions League Futboll

Liverpool-Manchester City, “derbi” britanik që ndez Champions Leauge!!

Teksa jemi futur në dy muajt e fundit të sezonit, “Anfield Road” është gati të bëhet arenë e një çerekfinaleje e gjitha angleze në Champions League.

Askush nuk mund të kërkonte më shumë. Liverpool do të presë skuadrën që do të jetë kampione e Anglisë. Eshtë hera e parë në historinë e këtyre dy ekipeve që ndeshen për Kupat e Europës.

Manchester City luan për herë të dytë në çerekfinalet e Champions League, ndërsa për Liverpool është ndeshja e nëntë në këtë raund të veprimtarisë prestigjioze.

Të dy klubet janë ndeshur dy herë në Premier League në këtë sezon, me nga një fitore secila dhe me plot 12 gola të shënuar, me avantazhin e City 8-4 në golaverazh.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me shumë respekt për Pep Guardiola: “Ai gjithmonë ka pasur në dispozicion skuadra të mëdha me futbollistë të mëdhenj që bëjnë zgjidhjen e duhur kur kanë topin në zotërim.” Gjithsesi ai shtoi: “Diferenca mes ekipeve që ai ka drejtuar dhe ekipeve të mia nuk ka qenë kurrë kaq e vogël sa sivjet.”

Klopp mund të krenohet me faktin se është trajneri që ka fituar më shumë ndeshje kundër Guardiola si kundërshtar. Ai e ka mposhtur 6 herë spanjollin në 12 përballje, ndërsa Pep ka fituar 5 ndeshje.

Për më tepër, Liverpool është kualifikuar në 9 nga 13 çerekfinalet që ka luajtur në Kupat e Europës, dy herë ka eliminuar pikërisht skuadra nga Anglia.

“Të kuqtë” do t’i kenë shpresat kryesore te Mohamed Salah, i cili ka tundur rrjetën në 11 nga 15 ndeshjet e fundit që ka luajtur, për një total prej 17 golash gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti i Liverpool, Raheem Sterling ka shënuar katër gola për Manchester City në këtë sezon të Champions League dhe gjithashtu shënoi gol në fitoren 3-1 gjatë fundjavës së kaluar në “Goodison Park”, vetëm 400 metra larg nga “Anfield Road”.

Vlen për t’u përmendur se Manchester City dhe Liverpool janë ekipet që kanë shënuar më shumë gola në këtë edicion të Premier League, 88 për City dhe 75 për Liverpool.

Këta të fundit mund të krenohen se kanë shënuar 28 gola në Champions League, më shumë se çdo ekip tjetër në këtë edicion. Gjashtë përballjet e fundit mes Liverpool dhe City kanë prodhuar 23 gola (3.83 gol/ndeshje), 22 kartonë të verdhë (3.67 karton/ndeshje) dhe 1 karton të kuq.

Related posts

ZBULON SEKRETET E KARRIERËS/ Recoba: Isha pranë Juves, Moratti më mohoi Barcelonën

Delo.autor

REZULTOI ME DOPING NË FINALE ME JUVEN/ Reagon RAMOS, është një tentim për të…

Isa.Autor

Valverde: Nuk e donim Realin, por mos e nënçmoni Romën

Q.Autor

Leave a Comment