Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Surpriza në provat e lira në Belgjikë, zhgënjen Hamilton. “OK” Ferrari

Valtteri Bottas me Mercedes është më i shpejti në përfundim të sesionit të parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, zhvilluar sot në pistën e SPA. Piloti finlandez dha kohën 1’45”199, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull.

Ai që zhgënjeu në këtë sesion të parë ishte Lewis Hamilton, i 18-ti për momentin, ndërkohë që pas disa orësh pilotët do të zbresin sërish në pistë. Në vendet 4-5 u klasifikuan dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Surprizë për momentin vendi i tretë i Pierre Gasly me Alpha Tauri. Ky sesion u karakterizua edhe nga shiu që nisi në minutat e fundit, kryesisht në zonën e bokseve. Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqarta gjatë gjithë fundjavës.

Related posts

NGA PARUKET TEK KLLOUNI/ Ja të gjitha sherret publike Mourinho-Conte…

Delo.autor

PRITET TË THËRRITET NGA PËRFAQËSUESJA E ITALISË/ Reagon vëllai i Balotellit: Tregoju se sa i uritur je

Delo.autor

DEBUTOI NDAJ SAN MARINOS/ Mario Mitaj hyn në historinë e Kombëtares. Ja arsyeja e vërtetë

Delo.autor

Leave a Comment