Futboll Sport

PREMIER LEAGUE/ Chelsea arrin të marrë një pikë me 10 lojtarë përballë Liverpool-it

Chelsea e ka arritur një pikë mjaft të rëndësishme në udhëtim ndaj Liverpoolit, në kuadër të javës së tretë në Premierligë.

“Blues” me 10 lojtarë arritën të barazojnë ndaj Liverpoolit në “Anfield”.

Ishte Kai Havertz që e kaloi ekipin e Tuchel në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes. Gjermani realizoi bukur me kokë.

Por, fundi i pjesës së parë ishte fatal për mysafirët. Pas një tollovie të krijuar në zonë, Reece James prek topin me dorë duke mos e lejuar të hynte në portë dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq.

Ndërkohë, për Liverpoolin akordohet penallti të cilën në gol e shndërroi pa problem Salah.

Në pjesën e dytë Liverpooli sulmoi gjatë gjithë kohës, por nuk arriti assesi ta gjente rrugën e golit.

Kështu, pas tri xhirove, të dy ekipet kanë nga shtatë pikë dhe vendosen në pozitat dy dhe tre.

Related posts

Diplomati gjerman MBËSHTET Xhakën dhe Shaqirin: S’e kuptoj pse ofendohen, gjesti njësoj si…

Isa.Autor

GJATË PREZANTIMIT TË FANELLËS SË RE/ Ronaldo dhe Mandzukic qeshin me lot (VIDEO)

Delo.autor

ISHTE PËR UDHËTIM NË VENDLINDJE/ Lojtari i Napolit ndalohet në aeroport nga Guardia di Finanza. Ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment