Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Igli Tare nuk ndalet me goditjet, tenton të “rrëmbejë” ish-yllin e Bayern-it…

Fren Riberi pritet të jetë goditja e radhës në merkato e Lacios së Mauricio Sarrit.  Mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv, Igli Tare, ka nisur negociatat për të bindur ish-yllin e Bajern Mynihut që të bashkohet me kryeqytetasit.

Edhe pse 38-vjeç, drejtuesit lacialë kanë vlerësime maksimale për futbollistin francez, i cili pritet të japë kontributin e tij, në rast se negociatat konkretizohen.

Riberi u aktivizua rregullisht te Fiorentina dy sezonet e fundit në 50 ndeshje dhe vetëm tre prej tyre i nisi nga stoli. Klubi vjollcë nuk ia ofroi rinovimin, ndërkohë që futbollisti ka zgjuar interesin e drejtuesve të Lacios. Pritet që shumë shpejt marrëveshja të zyrtarizohet, teksa Riberi do të ishte një alternativë luksi për trajnerin Sarri, duke pasur parasysh, zgjedhjet jo të shumta në stol.

Related posts

FIKSIMI I LOJTARËVE KOSOVARË/ Në ceremoninë e “Topit të Artë” pati SPEKTAKËL 

Isa.Autor

ARBITRI I BËN “BALTË”/ Barcelona ngre krye: A po përdoret VAR si duhet…

Isa.Autor

Alisson nis udhëtimin drejt klubit të ri, hyn në histori për shifrën rekord

Isa.Autor

Leave a Comment