Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Polonia nuk kursen asnjë kundër Kombëtares, edhe i dëmtuari i Napolit shfaqet në grumbullim

Polonia ka nisur ashtu si Shqipëria sot përgatitjet e mirëfillta për ndeshjet e muajit shtator, ku do të synojë që të kthehet në garë për vendin e parë në grup dhe kualifikimin në Botëror. Një objektiv për të cilin nuk do të kursehet asnjë lojtar, edhe ata që nuk janë në formën optimale apo vijnë nga dëmtime.

Kështu, në listën e Polonisë, që  në fillim gjendej mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski, një nga elementët më cilësorë të përfaqësueses polake. Por dëmtimi i tij me klubin italian dhe mungesa në fundjavë ndaj Xhenoas, la të mendohej se Zielinski do të mungonte këtë herë për polakët.

Megjithatë, trajneri Paulo Sousa ka kërkuar që çdo lojtar të jetë i pranishëm pasi nëse do të shihet mundësia për aktivizimin e tij, edhe pak minuta, çdokush ishte i vlefshëm njëlloj për përfaqësuesen. Ndaj Zielinski ka udhëtuar drejt Varshavës për grumbullimin me Poloninë, duke u vënë në dispozicion të kombëtares së tij, edhe pse aktivizimi të paktën në ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë vihet në dyshim. Shqipëria mund të ketë në këtë rast si aleat klubin e Napolit, pasi presidenti De Laurentis me siguri do të bëjë të pamundurën që lojtari i tij të mos aktivizohet nëse nuk është në formën optimale.

Related posts

FITIME STRATOSFERIKE/ Nga akulloret tek hotelet, Ronaldo e kthen Torinon në markë globale

Isa.Autor

KASAPË DHE KRIMINELË/ Ky është ekipi më i dhunshëm, nuk mungon as një…grua

Delo.autor

E PABESUESHME/ Futbollisti i njohur ndahet nga GRUAJA, MARTOHET me BURRIN e jetës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment