Futboll Sport

SURPRIZA E MERKATOS/ Newcastle bën realitet filmin “Goal”, firmos Santiago Munjoz

Skuadra angleze e Njukastëllit ka firmosur ditën e sotme me sulmuesin 19-vjeçar Santiago Munjoz.

Munjoz vjen nga radhët e Santos Lagunës nga kampionati meksikan i futbollit duke bërë një hap të madh në karrierë. Por interesant është fakti se historia e 19-vjeçar është identike me filmin e titullar ‘Goal’ që është publikuar në vitin 2005.

Në atë kohë, bëhet fjalë për një refugjat meksikan me emrin Santiago Munjoz i cili firmosi me skuadrën e Njukastëll Junajtid për tu bërë më pas një yll i madh futbollit.

Në film morën pjesë legjenda të futbollit të asaj kohe si Alan Shirer, Rikardo Karvajo, Zinedin Zidane, Dejvid Bekam e Ronaldo.

Deri këtu është çdo gjë identike, përveç faktit se personazhi i filmit u bë yll i madh në futboll, dhe ku i dihet filmi mund të bëhet realitet mund të kemi një yll në të ardhmen.

Related posts

SAVIC dhe RABIOT tek MILANI/ Leonardo i vë vulën…TIFOZËT NË FESTË

Isa.Autor

Raporti përgënjeshtron Perez/ Ky klub ka ofruar për CR7 më shumë se Juventus

Isa.Autor

DRIBLIME DHE “SAMBA”/ Paqueta gati për sfidën e “Kupës së Italisë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment