Futboll Seria A Sport

DRIBLIME DHE “SAMBA”/ Paqueta gati për sfidën e “Kupës së Italisë” (VIDEO)

Lucas Paqueta gëzon tifozët e Milanit. Braziliani, që u dëmtua në ndeshjen ndaj Udineses përpara tre javësh, thuajse ka rikuperuar plotësisht dhe, nëse në stërvitjet e fundit do të jetë “ok”, atëherë mund të zbresë në fushë titullar në ndeshjen ndaj Parmës, të shtunën në mesditë.

Braziliani, në stërvitjen e zhvilluar ditën e mërkurë, është dukur në formë, aq sa Gattuso mund ta aktivizojë edhe titullar. Ndërkohë, edhe kapiteni Alessio Romagnoli është kthyer në dispozicion dhe do të jetë në fushë. Calabria dhe Donnarumma, ndërkohë, kanë rikuperuar, ashtu si Conti.

Sa i përket atmosferës, për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, janë shitur deri tani 50 mijë bileta për ndeshjen Milan-Lazio dhe ky numër mund të shkojë edhe 60-65 mijë deri ditën e takimit.

Related posts

Karikatura e ditës/ Messi e Suarez e lirojnë Coutinhon nga “burgu”

Q.Autor

MESAZH I FORTË KUNDËR RACIZMIT DHE URREJTJES/ Sulmuesi Bernardeschi: Tani jemi ne italianët të dëbuarit… (FOTO)

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Spektakolare sfida, “ÇMENDEN” të kaltrit duke kaluar në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment