Futboll Seria A Sport

Raporti përgënjeshtron Perez/ Ky klub ka ofruar për CR7 më shumë se Juventus

Kanë kaluar disa muaj që kur transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventus u bë zyrtare, pas zhgënjimit që pësoi portugezi për faktin që nuk ishte lojtari më i paguar në botë. Real Madrid i ofroi 25 milion euro në vit, që shkonte edhe deri në 30 milion euro së bashku me bonuset, por kjo shifër për numrin “7” nuk e kalonte Messi-n dhe kështu vendosi që sezoni 2017/2018 të ishte i fundit në “Santiago Bernabeu”.

Më herët, Florentino Perez deklaroi se Juventus ka ofruar shumën më të lartë për Ronaldon, por raporti i publikuar së fundmi nga “El Mundo” hedh poshtë deklaratën e kreut të “Los Blancos”. Sipas këtij raporti, oferta e parë për fituesin e 5 herë të “Topit të Artë” ka qenë nga AC Milan prej 150 milion euro, por Ronaldo zgjodhi ta refuzonte pasi vitet e fundit “Rossonerët” nuk janë një skuadër konkurruese, e kështu mundësia për të rritur numrin e trofeve të fituar ishte pothuajse zero.

Edhe Manchester United ka paraqitur një ofertë zyrtare te Real Madrid, të cilët po e konsideronin ribashkimin me lojtarin në “Old Trafford”, por shuma e paraqitur ishte shumë e ulët, aq sa klubi nuk e mori pothuajse parasysh. Në “garë” u fut edhe PSG, por me një kusht: marrëveshja duhej të bëhej në ditën e fundit të merkatos verore, në mënyrë që Neymar apo Kylian Mbappe të mos kishin mundësi për t’u larguar. Por për 33-vjeçarin një gjë e tillë ishte e rrezikshme, kështu që zgjodhi që ta refuzonte. Ka qenë vetë ai që ka kërkuar Juventusin, “Më pëlqejnë ata, sepse janë një klub shumë i organizuar dhe nuk e harroj që kanë dashur që të nënshkruajnë një kontratë që kur kam qenë në Sporting CP”, mësohet të ketë thënë Ronaldo.

Ai ka vlerësuar ekipin dhe ka vendosur duke gjykuar mbi objektivat e klubit, ku fitorja e Champions League ishte më kryesorja. Kjo ishte edhe pika e tyre e përbashkët, por edhe duke kujtuar ovacionet që mori në stadium nga tifozët e “Zonjës së Vjetër” edhe pse po luante për skuadrën kundërshtare/ Real Madrid bëri një përpjekje të fundit për të mos e humbur makinerinë e golave, por Ronaldo ishte i vendosur të shkonte te Juventus dhe i qëndroi deri në fund dëshirës së tij, derisa e bëri realitet.

Related posts

CHAMPIONS/ Sterling nderon Manchester Cityn, Icardi i jep fitoren Parisienët

Delo.autor

DËMTIMI I RËNDË/ Dridhet Partizani: Alban Hoxha rrezikon mbylljen e sezonit

Isa.Autor

“U LARGUA NË LOT”/ Gjesti i Ronaldos me tifozin që futet në fushë po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment