Bundesliga Futboll Sport

KRITIKON TRAJNERIN ANCELOTTI/ Muller: Pas Guardiola-s, Bayern u kthye në një “Far West”…

Carlo Ancelotti ka gjetur shumë lojtarë që janë të gatshëm të hidhen në zjarr për të. Por ka patur përballë edhe yje që e kanë refuzuar. Një nga këta ka qenë Thomas Muller, i cili ka udhëhequr rebelimin kundër trajnerit te Bayern.

“Për mënyrën si luaj unë, struktura e skuadrës është shumë e rëndësishme. Duhet të funksionojë gjithçka në perfeksion. Unë jam një ingranazh. Nuk do të jem kurrë një nga ata lojtarë që shkojnë marrin topin në zonën e tyre të rreptësisë dhe kalojnë tre kundërshtarë”, ka thënë ylli i Bayern.

Duket se kjo strukturë ka munguar me Ancelotti-n. Madje, sipas Muller, te Bayern është krijuar një rrëmujë pasi Carletto mori vendin e Pep.

“Kur kemi stabilitet, kur kontrollojmë lojën, për mua është më e lehtë të kem një ndikim pozitiv. Dhe në vitet pas largimit të Guardiola-s nuk ia kemi dalë. Madje, në disa raste dukej sikur ishim në Far West. Ekzistonte ndjesia se mund të ndodhte gjithmonë gjithçka. Ndoshta për spektatorët ishte më argëtuese kështu”.

Sigurisht nuk ka qenë argëtuese për Muller, i cili nuk e ka përmendur hapur Ancelotti-n, por ka lënë të kuptohet pse në Bavari ka patur një rebelim ndaj trajnerit.

Related posts

TONALI MERR LAJMIN E KEQ/ Mesfushori i Milanit pezullohet me 3 ndeshje, rrezikon Europianin me Italinë

Delo.autor

PEDRO DHE HAZARD “SHOW”/ Chelsea marshon në krye, West Ham mbetet me zero pikë (VIDEO)

Isa.Autor

BARAZIMI ME FIORENTINËN/ Theo Hernandez ka një mesazh domethënës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment