Futboll Seria A Sport

“E ARDHMJA E INTERIT DO TË JETË E BAZUAR TEK PASIONI”/ Moratti: Ronaldo apo CR7? Unë zgjedh…

“Serie A ka një pretendent më shumë: Romën, falë Mourinhos”. Massimo Moratti nuk ka dyshime. Për ish-presidentin zikaltër, verdhekuqtë janë kandidatë për të fituar titullin: “Unë e ndjek kampionatin me vëmendje të madhe dhe Mourinho kishte meritën e ringjalljes së Romës. Ai e filloi shumë mirë kampionatin. Skuadra e tij do të synojë titullin. Dikush si Mourinho nuk luan për vendin e tretë. Josè nuk do ta thotë kurrë, por është aty, në garë”.

Për Morattin, verdhekuqtë duhen konsideruar në rreshtin e parë të pretendentëve, së bashku me kampionët zikaltër. “Inzaghi, me durim dhe inteligjencë ka gjetur lojtarë funksionalë për lojën e bukur që po shohim. Përqafimi me Correa dëshmon për këtë. Spalletti është shumë i mirë dhe Napoli ka lojtarë klasi, Insigne mbi të gjithë.

Unë besoj se Napoli do të jetë në gjendje të luftojë për titullin, – deklaroi ai për “Radio Kiss Kiss”. – Kampionati do të jetë argëtues, i bukur dhe emocionues. Po, do të doja të shihja Insigne me fanellën e Interit. Do të më pëlqente, do të kishte bërë mirë, jam i sigurt për këtë. Lorenzo është një futbollist shumë i mirë”.

Liga italiane ka humbur një figurë të spikatur si Cristiano Ronaldo, i cili u largua nga Juventusi për t’u kthyer në Angli. “Cili është më i fortë mes tij dhe Ronaldos që luajti për Interin? Ata janë lojtarë të ndryshëm, – vazhdon Moratti, – por Ronaldo im është ndër 4-5 më të fortët në historinë e futbollit.

CR7 është ndërtuar, ka merita, ka bërë mirë, por nuk e ka talentin e Fenomenit. Braziliani ishte një privilegj i vërtetë. E ardhmja e Interit do të jetë e bazuar te pasioni. Lëvizja popullore e aksioneve është pasioni. Ne do të shkojmë hap pas hapi, për momentin është e rëndësishme të jemi të pranishëm”.

Related posts

FORMULA 1/ Në garën e Austrisë thyhet hegjemonia e Mercedesit

Delo.autor

Këto janë dy super ndeshjet që luhen sonte në Uefa Champions Legue

Sadik.Autor

“DREJT PËRFUNDIMIT”/ Klubi i Kukësit publikon pamjet e stadiumit “Zeqir Ymeri” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment