Futboll Ligue 1 Sport

MENDON PËR MERKATON E ARDHSHME/ Goditje me kosto zero për PSG, ja plani i Leonardo-s…

Drejtori sportiv i PSG-së, Leoanrdo, po planifikon të hidhet në sulm për Paul Pogba në janar.

Kontrata e mesfushorit të Manchester United skadon verën e ardhshme dhe lojtari do të jetë i lirë të nënshkruajë një para-kontratë me një klub tjetër nga 1 janari.

Real Madrid dhe Juventus kanë qenë në kontakt me menaxherin e Pogba, Raiola-n, gjatë verës. Megjithatë, Tuttosport ka shkruar se PSG është favorite për të siguruar shërbimet e kampionit të botës.

Pogba ka folur direkt me Leonardo-n dhe presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, këtë verë dhe është i hapur për një transferim në Paris.

Ideja që të luajë në një skuadër me Neymar, Leo Messi dhe Sergio Ramos është tërheqëse për Pogba.

Related posts

Julio Cesar bëhet pishman për tërheqjen nga futbolli, firmos për tre muaj në Brazil

Q.Autor

“PLESHTI” APO CR7? Del Bosque bën zgjedhjen për lojtarin më të mirë në histori

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ MAROKUT/ Portieri i Argjentinës: Është nder që ta kemi “Pleshtin” në…

Delo.autor

Leave a Comment