Futboll Premier League Sport

AKUZOHET PËR 4 PËRDHUNIME/ Gjykata refuzon lirimin, mbrojtësi i Manchester City-t mbetet në burg

Benxhamin Mendi nuk do të lirohet nga burgu derisa të rifillojë gjyqi për akuzat për përdhunim ndaj tij. Kjo është vendosur nga gjykata sot për mbrojtësin e Mançester Sitit dhe Francës, i cili akuzohet për 4 përdhunime dhe një sulm seksual.

Lojtari është pas hekurave në Liverpul, ndërsa nuk ishte i pranishëm në sallë në seancën e sotme, ku u vendos se ai nuk duhej që të lirohej me garanci pasurore. Gjykata ka argumentuar se kërkesa e avokatëve për të lënë të lirë futbollistin që u shpall Kampion Bote me Francën, nuk garanton largimin e tij duke evituar burgun, ndaj është vendosur që të shtyhet ende kërkesa për lirim.

Një tjetër seancë gjyqësore është caktuar më datë 10 shtator, por duket e vështirë që situata e Mendi të ndryshojë pas kësaj mase të sotme dhe reputacioni i tij si futbollist është dëmtuar përgjithmonë pas këtyre ngjarjeve.

Related posts

LAMTUMIRË REAL/ Ançelotti largohet drejt Brazilit, ja kush mund ta zëvendësojë

F.autor

BOMBASTIKE DHE SENSUALE/ Coral Simanovich, “hajmalia” e Sergi Robertos (FOTO)

Isa.Autor

PRAPASKENAT/ Edi Reja nuk e festoi golin e Roshit, por kur shënoi Cikalleshi…

Delo.autor

Leave a Comment