Futboll Sport

“QATAR 2022″/ Ukraina dështon në transfertë, ndan pikët me Kazakistanin

Ndeshjet e sotme kualifikuese të Botërorit 2022 për zonën e Europës kanë nisur me një rezultat të papritur për shumëkënd. Ukraina, përfaqësuese e cila mori pjesë në Europian gjatë kësaj vere, nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kazakistanit në transfertë.

Ukrainasit shkarkuan Andrij Shevçenkon pas përfundimit të aktivitetit në verë dhe ia besuan skuadrën Oleksandr Petrakov. Por starti i këtij të fundit në kreun e ekipit nuk ka qenë më i miri i mundshëm.

Jaremçuk i dha avantazhin Ukrainës në pjesën e parë, por u përgjigj Valiullin për vendasit në pjesën e dytë. Emocionet ishin të gjitha pastaj në fundin e ndeshjes. Fillimisht ishte Sikan që shënoi për Ukrainën, në minuta shtesë të sfidës, duke i dhënë avantazhin e duke lënë të mendohej se përfaqësuesja e tij do të merrte tri pikët. Por në minutën e 96, Valiulin tundi përsëri rrjetën për vendasit dhe barazoi në 2-2 rezultatin, duke vulosur fatin e kësaj ndeshje.

Renditja: Francë 7 pikë, Ukrainë 4, Finlandë 4, Kazakistan 2, Bosnjë Hercegovinë

Related posts

KËRKON ME NGULM MESFUSHORIN FEKIR/ Klubi spanjoll kërkoi 50 milionë euro për ta shitur, Milan nuk dorëzohet

Delo.autor

U MOR VENDIMI QË NDESHJET TË LUHEN PA TIFOZË/ Ja lajmi i mirë që jep Milan për tifozët “kuqezi”

Delo.autor

Chelsea hyn në garë për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom

Sadik.Autor

Leave a Comment