Futboll Sport

E PABESUESHME/ Ronaldon nuk e mbajnë nervat, godet me shpullë futbollistin e Irlandës (VIDEO)

Kristiano Ronaldo duket se kërkon me çdo kusht që të thyejë rekordin botëror të Ali Daei dhe fakti që nuk po e bën të tijin ende, ka nervozuar disi futbollistin portugez.

Në fillimin e ndeshjes ndaj Irlandës, ai kishte mundësinë që të shkruante emrin e tij edhe më shumë në librin e rekordeve, pasi për Portugalinë u dha një 11-metërsh,.

Por para asaj gjuajtje, ai shprehu nervozizmin e tij në mënyrë të pazakontë. Mbrojtësi Dara O’Shi u afrua te pika e penalltisë dhe i shtyu topin, ndërsa Ronaldo si rrallëherë reagoi ashpër duke goditur me shpullë futbollistin kundërshtar.

Një gjest që nuk u pa nga gjyqtari, që mund të ndëshkonte lojtarin portugez. Megjithatë, ai moment duket se shpërqendroi Ronaldon, i cili pa gjuajtjen e tij të pritej nga portieri kundërshtar.

Related posts

I SKADON KONTRATA/ United me “sytë” nga rinovimi me portierin De Gea

Sadik.Autor

TIFOZËT BRAZILIAN MBËSHTESIN MESSIN/ “Shpërthen” ylli Neymar: Unë kurrë nuk kam sulmuar kur…

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR PELE/ Legjenda e futbollit botëror lë më në fund spitalin dhe…

Delo.autor

Leave a Comment