Futboll

Klubi kinez krijon akademinë në bashkëpunimi me Realin Madridin

Ata janë të përgati tur të mbulojnë me para dhe këtë po e vërtetojnë disa kontrata të nënshkruara në vitet e fundit me futbollistë, të cilët papritur janë bërë ndër më të paguarit e futbollit botëror.

Akademia kineze

Po flasim për Guangzhou Evergrande, klubi kinez që po shpenzon gjithashtu shuma të konsiderueshme për zhvillimin e akademive për futbollistët e rinj, të cilët ndoshta janë shpresa më e mirë e Kinës për të arritur një sukses në skenën globale të sportit më popullor në botë.

Klubi i Super Ligës kineze, pa u përmbajtur në shpenzime, sot mund të krenohet me një nga objektet më madhështore të futbollit në botë, një akademi e cila, sa për të dhënë një ide të madhësisë, ka në kompleksin e saj 50 fusha futbolli dhe 2,500 studentë. Shkolla e futbollit në Guangzhou është e shpërndarë në një sipërfaqe prej 300 hektarësh dhe kushtoi 150 milionë euro për të përfunduar. Qëllimi i këtij investimi kolosal është që të ndihmojë Kinën të fitojë Kupën e Botës.

DMD_CHP_280318338ChinaFootballJPG

Ky synim i kalon kufijtë e ambicies me kombëtaren kineze, e cila renditet vetëm në vendin e 65-të, por mbetet ende mbrapa kombeve si Bolivia dhe Shqipëria.

4

Dorë spanjolle – Stafi, studentët dhe mysafirët marrin një ide të madhështisë së projektit sapo u afrohen kangjellave të akademisë, e cila në hyrje të saj ka një statujë të lartë 12 m, e cila është një kopje identike e Kupës së Botës.

6

E tillë ishte ambicia e kombit për të përmirësuar shanset e tyre për një Kupë Bote, me Akademinë e Guangzhout, që brenda dhjetë muajsh u kthye nga një tokë bujqësore në një univers futbollistik. Për hir të së vërtetës, në atë cep të botës nuk mungon infrastruktura, por ajo që duhet është stërvitja nga dora e atyre që këtë sport e kanë shpikur.

5

Këtë hyn në lojë edhe gjiganti i Realit të Madridit, që me 24 trajnerë i ka ofruar Guangzhousë një ushtri trajnerësh, udhëzimet dhe librat e të cilëve janë përkthyer menjëherë në gjuhën kineze nga përkthyesit më të mirë në vend.

3

Ushqimi përgatitet nga 80 kuzhinierë dhe dietologë nga krahina e Xianzhingut, teksa kostoja e shkollës është rreth 7 mijë euro në vit. Nëse këtu përmendim vizitat e përvitshme të Kristiano Ronaldos me shokë dhe Florentino Perez, atëherë vetëkuptohet që ambicia kalon kufijtë e ëndrrës

Related posts

PARISIENËT HAPIN LISTËN E DËSHIRAVE/ PSG ka gati 80 milionë euro për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ Solskjaer synon epërsinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Messi dhe Ronaldo janë jashtë Botërorit, ka ardhur koha ime të shkëlqej

Sadik.Autor

Leave a Comment