Sport Të tjera

“US OPEN” PËR FEMRA/ Osaka kualifikohet pa luajtur, fitojnë edhe Halep, Svitolina e Muguruza

Nuk ka patur surpriza në të mëdha në ndeshjet e para të raundit të dytë të grand slam të US Open për femra, turne që po zhvillohet në Nju Jork.

Simona Halep e Rumanisë avancon më tej pas fitores 2-0 (6-3, 6-1) ndaj sllovakes K.Kucova. Pa luajtur avancon në raundin e tretë tenistja japoneze Naomi Osaka (numri 3 në botë), që përfiton nga tërheqja e serbes Danilovic.

Sloane Stephens fitoi derbin amerikan me Coco Gauff, duke triumfuar 2-0 (6-4, 6-2). Në raundin e tretë shkojnë edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ajo gjermane Angelique Kerber, tenistja ukrainase Elina Svitolina sidhe bjelloruset Victoria Azarenka e Aryna Sabalenka.

Related posts

E PAZAKONTË/ Godet kundërshtarin qëllimisht nga prapa, arbitri anglez befason me veprimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea e Atletico në gjurmët e yllit të Sportingut

Sadik.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT NË RREZIK/ Klubi Tirana: Ja çfarë duhet të ndodhë me ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment