Futboll Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E KOEMAN/ Mesfushori Pjanic largohet nga Barcelona, drejt transferimit tek klubi…

Miralem Pjaniç me shumë gjasa do të vijojë karrierën në Turqi te skuadra e Beshiktashit. Në top ligat evropiane merkatoja është mbyllur, megjithatë, transferimet janë ende të hapura në disa liga si Turqia, Rusia e Argjentina, etj, ku futbollistë të ndryshëm mund të transferohet.

Mediat turke bëjnë me dije, se mesfushori boshnjak, do të përfundojë te Beshiktashi, në formë huazimi për një sezon. 31-vjeçari ka një kontratë me Barçën edhe për tre sezone të tjera, por nuk është në planet e trajnerit Kuman.

Pritet që në orët në vijim të vijë edhe konfirmimi. Vlen të theksohet fakti se Pjaniç u transferua te Barcelona, nga radhët e Juventusit, por nuk arriti të shkëlqente kurrë. Për sa i përket Beshiktashit, klubi turk ka afat deri në mesnatë, për ta regjistruar në listën e Champions-it, Pjaniçin.

Related posts

SOCIEDAD-REAL MADRID/ Dy gola në 10 minuta, Vinicius dhe Jovic dhurojnë spektakël për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Neymar: S’kthehet, më në Paris pas Botërorit!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Mesfushori i Tottenham është një hap larg GJIGANDËVE ITALIAN

Isa.Autor

Leave a Comment