Futboll Seria A Sport

PARADOKSI/ Rezultate të shkëlqyera, por Igli Tare gjithnjë në qendër të ciklonit

Është vërtet absurde sjellja e tifozëve lacialë kundrejt drejtorit sportiv Igli Tare. Ndonëse me një buxhet inferior në raport me shumë skuadra italiane, Igli Tare është një prej drejtuesve më të suksesshëm në shtetin fqinj.

Drejtori sportiv i Lacios ka treguar aftësi të mëdha menaxhuese, me lojtarë të marrë me çmime simbolike dhe të shitur më pas me vlerë shumë herë më të lartë. Ndërsa Lacio së bashku me Napolin janë dy skuadrat më të titulluara të dekadës në Itali, kuptohet pas Juventusit.

Klubi kryeqytetas ka koleksionuar gjatë viteve të fundit plot 4 trofe, 2 Kupa Italie dhe 2 Superkupa, megjithatë Igli Tare vijon të mbetet në syrin e ciklonit të ultrasve lacialë, sjellja e të cilëve është e turpshme dhe nuk ka asnjë lidhje me vlerat që duhet të përcjellë sporti.

Related posts

SKANDALI/ Akuzat për lidhje me krimin e organizuar, jep dorëheqjen presidenti i Federatës së Futbollit…

Delo.autor

Sampdoria arrin marrëveshjen me mbrojtësin e FC Genk

Sadik.Autor

3 HUMBJE NË 4 NDESHJE/ Klopp mban me elozhe Liverpoolin e tij

Delo.autor

Leave a Comment