Futboll Kategoria Superiore Sport

MERRET VENDIMI/ Disiplina i vendos ultimatum Skënderbeut dhe Flamurtarit për borxhet, dënime në masë te inferiorët

Disiplina ka zbuluar vendimet për javën e fundit futbollistike në Shqipëri. Në Superiore nuk ka dënime, teksa ato kryesisht janë në Kategorinë e Dytë.

Skënderbeut i është vënë ultimatum për të paguar detyrimet ndaj ish-lojtarit Leonit Abazi, njëjtë si me Flamurtarin, që duhet të shlyejë detyrimet ndaj Ergi Lubanit dhe për këtë kanë kohë 30 ditë.

Janë pezulluar nga aktiviteti futbollistik dy lojtarë të Përmetit, Eni Xhako me 4 ndeshje dhe Paulin Zhamo me 12 muaj.

VENDIMET:

  1. Lojtari i SHS Përmeti, Eni Xhako, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i SHS Përmeti, Paulin Zhamo, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  3. KF Delvina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. Lojtari i KF Delvina, Marjus Braculla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Delvina, Mikeljano Cuno, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Maliqi, Mario Kame, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i FK Këlcyra, Petrit Durro, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i SHS Albpetrol, Xhuljano Ferko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  11. KF Mirdita, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Ada, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  12. Shkëndija C.T U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  13. KF Vllaznia U-13, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-13 Grupi A, kundër KF Laçi U-13, në bazë të Nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  14. Rrëzimin e kërkesës së KF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit tëC Bulqiza, Albion Koxherri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  17. Mospranimin e kërkesës së F.C Bulqiza, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  18. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Leonit Abazi. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  19. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ergi Lubani. Flamurtari FC, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Related posts

Shaqiri i bashkohet Liverpoolit në SHBA, bën gati takat për debutim (VIDEO)

Isa.Autor

PAS LARGIMIT TË MESSIT/ Ylli Manaj nuk thirret nga Koeman për miqësoren ndaj Juventus, ja shkaku…

Delo.autor

FANTASTIK/ Sulmuesit më efikas në Ligën e Dytë spanjolle, MANAJ në 5 më të mirët

Isa.Autor

Leave a Comment