Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tirana konfirmon huazimin e talentit “bardheblu” tek skuadra e… Patushit

Tirana ka vendosur të huazojë talentin Andri Stafa tek ekipi i Burrelit që militon në Kategorinë e Parë dhe drejtohet nga një ish-futbollist bardheblu si Saimir Patushi.

Lajmi për huazimin e Stafës, është konfirmuar nga vetë kryeqytetasit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Mesfushori do të jetë në shërbim të skuadrës matjane në sezonin e ri që do të fillojë më 11 shtator.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin e lojtarit Andri Stafa tek ekipi i KS Burreli. Pas interesimit të klubit mbi lojtarin bardheblu, mesfushori do të jetë në shërbim të skuadrës së KS Burreli në sezonin e ri që pritet të fillojë. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.

Related posts

“I panjohuri” i Perusë rivalizon Xhakën për golin e Botërorit (VIDEO)

Sadik.Autor

VAZHDON REVOLUCIONIN/ Një yll dhe një dështim, Juventus bën merkato te Real Madrid

Delo.autor

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Legjenda e Kombëtares: Pse nuk marrin lojtarë nga Kosova, apo…

Delo.autor

Leave a Comment