Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FITORJA NDAJ KOMBËTARES PËR “QATAR 2022″/ Trajneri Souza: Shqipëria ishte një rival shumë i fortë

Trajneri i Polonisë, Paulo Souza, pas fitores 4-1 me Shqipërinë e pranoi se skuadra e tij është e varur nga Levandovski, i cili me kombëtaren i duhet të bëjë 5-6 herë më shumë sesa te Bajerni i Mynihut.

“Të dyja pjesët ishin të vështira për ne. Siç ishte parashikuar, Shqipëria ishte një rival shumë i fortë. Ne duhej të lidheshim me intensitetin e lojës dhe ta mbanim atë gjatë gjithë kohës. Vetëm falë kësaj ne mund të fitonim. Sigurisht, lojtarë si Roberti bëjnë diferencën në momentet kryesore. Falë tij, ne ishim në gjendje t’i merrnim gjërat në duart tona në pjesën e dytë. Ne patëm shumë probleme në ndërtimin e aksioneve nga prapa në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, ne ishim shumë më të lëvizshëm, më të rrezikshëm. Unë nuk kam asnjë problem me faktin se ne jemi kaq të varur nga Roberti. Vazhdoj të dëgjoj se ndryshimi në nivelin e Robertit dhe pjesës tjetër të ekipit është shumë i madh.

Ne po përpiqemi ta bashkojmë. Ne e ndihmojmë Robertin mendërisht sepse ndonjëherë ai mund të jetë i nervozuar sepse ka kolegë në Bajern në një nivel tjetër sesa në ekipin kombëtar. Ai e kupton atë dhe është i mrekullueshëm në çdo ndeshje. E di që ai duhet të punojë më shumë këtu sesa në Bajern. Është një udhëheqës i vërtetë, por nuk është vetëm ai. Ekipi e kupton se duhet të qëndrojë së bashku, por edhe të mbështesë ata që bëjnë diferencën”, u shpreh Souza pas ndeshjes.

Related posts

“ZOTI I ZIKALTËREVE”/ VAR-I dhe “Panenka” e Icardit rikthejnë Interin tek fitorja (VIDEO)

Isa.Autor

MBYLLET SFIDA E MBIJETESËS NË “PAQE”/ Luftëtari i merr një barazim “bardhebluve”

Delo.autor

Tërhiqet Juventusi, i gatshëm të pranojë ofertat për Alex Sandron

Q.Autor

Leave a Comment