Sport Të tjera

“US OPEN”/ Barty kualifikohet pa probleme, “OK” edhe Pliskova, Swiatek e Kerber

Në Nju Jork, ku po zhvillohet grand slam i US Open, janë mbyllur sot takimet e raundit të dytë për femra.

Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë, mundi 2-0 (6-1, 7-5) danezen C.Tauson. Pa probleme fitoi 2-0 (6-3, 6-2) edhe tenistja gjermane Angelique Kerber, ish-numri 1 në botë, që mposhti ukrainasen A.Kalinina, ndërsa tenistja polake Iga Swiatek mundi 20 francezen F.Ferro.

Një biletë për raundin e tretë siguroi numri 4 në botë, tenistja çeke Karolina Pliskova (2-1 ndaj amerikanes Anisimova), ndërsa zvicerania Belinda Bencic mundi 2-0 italianen Trevisan. Një tjetër çeke që avancon është Petra Kvitova, ashtu sikurse edhe tenistja kanadeze Bianca Andreescu.

Related posts

Jurgen Klinsmann: Harry Kane është lojtar i kompletuar

Sadik.Autor

Provokimi i Real Madrid që tërboi tifozët e Liverpool: Shihemi në…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Prestigjozja “Marca” shuan dyshimet: Ky është klubi i ri i Gareth Bale

Delo.autor

Leave a Comment