Futboll Shqipëri Sport

“EMIGRANTI I PALIGJSHËM QË MBËRRITI NË LA LIGA”/ “AS” shkrim për Uzunin: Mund të festojë si CR7 kundër Realit

Myrto Uzuni është futbolli i kombëtares shqiptare që bëri lëvizjen më të bujshme të merkatos së dimrit, duke u larguar nga kampionët e Hungarisë Ferencvaros dhe duke kaluar në La Liga për gati 4 mln euro te Granada-n, një skuadër që lufton për mesin e tabelës në Spanjë.

Sulmuesi anësor ka mundësinë për të bërë debutimin të dielën kundër Real Madrid, skuadrës ku ka luajtur për shumë vite dhe ka shkruar historinë idhulli i tij Cristiano Ronaldo. Për këtë arsye gazeta prestigjoze spanjolle ‘AS’ i ka dedikuar një shkrim 26-vjeçarin shqiptar, duke sjellë në vemendje golin që Uzuni realizoi në Champions League kundër Juventusit të Cristiano Ronaldos. Për më tepër beratasi festoi duke imituar portugezin dhe në fund mori edhe bluzën e tij.

Gazeta ‘AS’ më tej tregon edhe historinë e shqiptarit, të cilit iu desh të linte Greqinë si emigrant i paligjshëm për të luajtur futboll në Shqipëri. Pasi kaloi me rradhë ekipet e moshave të Beratit Uzuni debutoi si profesionist me ekipin e Tomorit po në Berat.

Më tej sulmuesi i kombëtares u transferua fillimisht te Apolonia, më pas te Laçi dhe fillimisht jashtë vendit luajti në Kroaci te Lokomotiva Zagreb. Pasi spikati u bë pjesë e Ferencavaros, ndërsa tani siç vetë edhe Uzuni është shprehur ‘shpreson që Granada të jetë një trampolinë për një skuadër të madhe në La Liga’.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Revolucion në Arsenal, largohen 10 lojtarë

Q.Autor

“MBAPPE TEK REAL MADRID, ÇËSHTJE KOHE”/ Benzema: Jam mes numrave 9 dhe 10

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ FIFA merr vendimin për shtyrjen e Kupës Botërore të Klubeve. Ja data dhe vendi…

Delo.autor

Leave a Comment