Boks Sport Të tjera

TRAGJEDIA/ Boksierja 18-vjeçare ndërron jetë 4 ditë pas humbjes me “KO” në ring

Boksierja 18-vjeçare meksikane Jeanette Zacarias Zapata ka ndërruar jetë mbrëmjen e 2 shtatorit. Ajo ishte në gjendje kome prej 4 ditësh, pas humbjes me KO ndaj kanadezes Marie Pier Houle, një duel që ishte zhvilluar ditën e shtunë në Montreal (Kanada).

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të meksikanes e dha promotori i tij: “Me trishtim të madh morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Zapata. Ky është një sport që mbart me vete shumë rreziqe dhe për fat të keq boksierja meksikane nuk mundi të mbijetojë”.

Ndërsa rivalja e saj, Houle, tha: “Kjo është puna jonë, pasioni ynë. Asnjëherë nuk ka qenë pjesë e planeve të mia që të dëmtoj rëndë rivalen time në ring”.

Ngjarja e rëndë në ring ndodhi në fundin e raundit të katërt, një sfidë e peshës “welter”. Zapata mori një seri goditjesh në njërin nga këndet e ringut dhe më pas ra pa ndjenja në tapet.

Edhe pse iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor dhe trajneri i saj, boksierja meksikane nuk mundi të mbijetojë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku gjendja e saj u përkeqësua nga dita në ditë.

Related posts

PO SHKËLQEN ME REAL MADRID/ Benzema barazon “Jashtëtokësorin”, ja rekordi në Champions League

Delo.autor

LUAJTI NË “EL CLASICO”/ “Xhevahiri” i Barcelonës vijon të shkruajë historinë, ja rekordi i radhës

Delo.autor

“KËTË SFIDË DO TA FITOJË…”/ Andy Ruiz bën parashikimin për duelin mes Fury dhe Joshua

Delo.autor

Leave a Comment