Futboll Sport

DRITË NË FUND TË TUNELIT/ CAS merr vendimin, Onanas i lejohen stërvitjet me Ajaxin

Ka dritë në fund të tunelit për portierin kamerunas Andre Onana.

Ylli i Ajaxit një vit më parë u pezullua për shkak të dopingut.

Onana kishte pirë një ilaç të gruas së tij gabimisht, gjë që më pas kishte rezultuar pozitiv në testin anti doping.

Dënimi i tij ishte një vjeçar, ku do të skadojë më 2 nëntor, por Onana uk kishte të drejtë as të stërvitje me Ajaxin.

Pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), portieri kamerunas ka marrë një lajm të mirë.

Onana është lejuar të fillojë stërvitjet me Ajaxin që nga dita e shtunë e 4 shtatorit.

Këtë e ka konfirmuar legjenda holandeze Marc Overmars që është edhe drejtor i çështjeve të futbollit te Ajax.

“Ne kemi vendosur që Onana të fillojë stërvitjet e portierëve te Jong Ajax. Ai do të stërvitet atje dhe pastaj do të shohim nëse do të arrijë të fitoj një vend me ekipin e parë në afat të gjatë”.

Onana ka kontratë me gjigantin holandez deri në qershor të vitit të ardhshëm, derisa ai më parë është kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane si Chelsea, Roma, Milan, Inter, Bayern Munich, Borussia Dortmund apo Arsenal. /Telegrafi

Related posts

FITOI CHAMPIONSIN ME BAYERN/ UEFA zgjedh mbrojtësin më të mirë, ja emri…

Delo.autor

U RIKTHYEN NË PREMIER LEAGUE/ Klubi zyrtarizon transferimin rekord, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Shakhtar-Real Madrid. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment